Gjesti u shpall mbrëmë fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Këngëtari u përball në finale me Rozana Radin, por arriti ta rrëmbejë fitoren e madhe. Pas një nate plot emocione, Gjesti ka reaguar me një postim në Instagram duke shprehur mirënjohje për mbështetjen që ka marrë.
“Faleminderit nga zemra për këtë vlerësim! Jam thellësisht mirënjohës për mbështetjen dhe besimin tuaj. Ky çmim nuk do të ishte i mundur pa ju … Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi me mua!’, shkruan Gjesti.
View this post on Instagram








