Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjigandi i informacionit vjen në Tiranë, Euronews Albania nis rrugëtimin

05/11/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Gjigandi i informacionit vjen në Tiranë, Euronews Albania nis rrugëtimin

“Euronews” në partneritet me “IN Media Group” qw është krijuar në vitin 2013, transmeton në televizionin “IN TV”, kanalin e vetëm për të rinjtë në Shqipëri dhe radion “IN Radio 105.7”, kanë njoftuar hapjen e “Euronews Albania”, televizioni dhe platforma më e re dixhitale mediatike në Shqipëri. “Euronews” do të shtrihet në të gjitha trevat shqipfolëse në Kosovë, Maqedoni dhe Malit të Zi.





“Euronews” po fillon kështu një rrugëtim të ri, duke krijuar një ‘Euronews franchise’ për herë të parë. Synimi i këtij partneriteti është që “Euronews” të kthehet në median numër një “globale” në Europë dhe në botë.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në tetor 2018, grupi “Euronews” do të kontribuojë me ekspertizën e vet, si edhe me qasjen shumëkulturore që do të sjellë tek media e re. Po ashtu, shprehja e të gjitha pikëpamjeve dhe pasqyrimi i pakrahasueshëm ndërkombëtar do të jenë garanci për cilësinë e shkëlqyer që do të ketë “Euronews” Albania. Nga ana tjetër, “Euronews” do të ketë mundësinë të përdorë mbulimin rajonal të “Euronews Albania-s” në të gjitha platformat e saj.


“Euronews Albania” pritet të nisë transmetimet në vitin 2019, ndaj edhe janë bërë përpjekjet e para për gjetjen e profesionistëve më të mirë që ka vendi. Media e re do të krijojë vende të reja pune, pasi “Euronews Albania” do të ketë rreth 100 punonjës në momentin e nisjes së transmetimeve. Sipas Indeksit Global të Internetit 2017, “Euronews” është i pranishëm në 450 milionë familje në të gjithë botën dhe ka 125 milionë shikues në muaj./revistawho.com

 

Tags: euronewsne shqiperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
E kritikuan se puthi të bijën në buzë, reagon Robert Berisha

E kritikuan se puthi të bijën në buzë, reagon Robert Berisha








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera