Përballë lojës ‘paintabll’ në ‘Shiko Kush Luan’, Gjiko nuk ka hezituar aspak të shenjojë drejt e në shenjë kur është pyetur se cili prej artistëve të vendosur në tabelë ishte më i dobëti në karrierë. Reperi ka qëlluar dyshen Blunt & Real1 duke shtuar se atyre do u bënte një ‘diss’ gjithashtu.
Ndërsa i pyetur se cili prej reperëve në tabelë ishte artist i vërtetë, Gjiko ka shenjuar tek fotografia e Butës, duke shprehur hapur vlerësimin për të.
Pas këtyre zgjedhjeve të Asdrenit, mbetet për t’u parë nëse do të ketë një përgjigje nga Blunt & Real 1 apo gjithçka do të mbetet deri tek loja./revistawho.com
View this post on Instagram







