Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjimnazisti vret veten, e tallnin në klasë në Berat: “Ti je fshatar”

26/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjimnazisti vret veten, e tallnin në klasë në Berat: “Ti je fshatar”

Nuk duroi dot talljet e vazhdueshme nga shokët e klasës për shkak të origjinës së tij nga fshati, nxënësi i jep fund jetës duke konsumuar fostoksinë, shkruan “Panorama”. Ngjarja ndodhi dje në qytetin e Beratit. 17-­vjeçari P. Xhaferaj dyshohet se i ka dhënë fund jetës në kushtet e një ngarkese të rëndë psikologjike, pasi shokët e konsideronin atë si “fshatar” dhe e mbanin larg tyre. Sipas të dhënave të Policisë së Beratit, mjekët e spitalit rajonal i kanë njoftuar dje për një rast urgjence të një adoleshenti që rezultoi i vetëhelmuar. Blutë mbërritën menjëherë në vend dhe nisën hetimet. Por nuk kanë mundur dot të marrin dëshminë e 17­ vjeçarit pasi ai ka qenë në gjendje të rëndë dhe disa momente më pas ka ndërruar jetë. Menjëherë pas kësaj, janë njoftuar familjarët e tij që jetojnë në fshatin Tomorr, njësia administrative Vertop. Burime nga Policia bënë të ditur se nga hetimet e deritanishme dyshohet se adoleshenti kishte rënë pre e bulizmit (talljeve) në shkollë dhe nuk e ka përballuar dot psikologjikisht këtë. Nga të dhënat rezulton se Xhaferaj kishte ardhur për të studiuar në shkollën profesionale të Beratit dy vite më parë, pasi në fshatin e tij nuk ka shkollë të mesme. Por ai nuk ka arritur dot të futet në shoqërinë e djemve të klasës, të cilët e nënvlerësonin atë si një djalë fshati. Ai është ndier i përjashtuar, pasi nuk e bënin asnjëherë pjesë të shoqërisë së tyre. Madje, sipas të dhënave, disa nga shokët e klasës e tallnin atë në vazhdimësi, duke i shkaktuar stres të vazhdueshëm. Mësohet se kohët e fundit ai kishte shfaqur shenja të dukshme të ngarkesës emocionale. Ai nuk afrohej me asnjeri dhe nuk bëhej pjesë e asnjë aktiviteti të klasës së tij. Policia ka marrë në pyetje disa nxënës së vitit të dytë, të cilët kanë pohuar se ai qëndronte i tërhequr dhe menjëherë pasi mbaronte mësimi nisej me furgon për në fshatin e tij, rreth 20 km larg qytetit të Beratit. Këtë rrugë ai e kryente çdo ditë me furgonë të linjës. Kështu ka ndodhur edhe ditën e djeshme. 17­ vjeçari ka blerë një sasi fostoksine në qytetin e Beratit dhe sapo ka mbërritur në banesë, e ka pirë atë. Familjarët e kanë gjetur pa ndjenja dhe në gjendje mjaft të rëndë, duke e transportuar menjëherë për në spitalin e Beratit por, fatkeqësisht, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve ai nuk ka arritur dot të mbijetojë. Blutë kanë marrë në pyetje edhe familjarët e tij, por ata kanë deklaruar se nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë problemi dhe as kishin vënë re ndonjë shqetësim të tij. Policia nuk bëri të ditur detaje të tjera rreth dëshmisë së dhënë nga nxënësit që janë marrë në pyetje, veç faktit se disa prej tyre kanë pohuar se bashkëmoshatari i tyre ishte bërë shpesh objekt talljeje dhe se kjo gjë i kishte shkaktuar atij izolim social të dukshëm nga pjesa tjetër e klasës./ Panorama






Tags: gjimnazvetvrasje
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Timberlake poston selfie ilegale gjatë votimit

Timberlake poston selfie ilegale gjatë votimit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera