Eda nuk dëshiron ta mësojë gjininë e foshnjës për ta lënë surprizë por Serkan është kurioz. Ai bën sikur nuk e ka problem gjininë, por fshehtas Edës gjen mënyra të ndryshme për ta zbuluar së bashku me Enginin. Eda nxehet me Serkanin kur mëson se ai dëshiron ta mësojë gjininë. Kiran nis të bëhet xheloze për vëllain e saj të ardhshëm pasi e gjithë vëmendja është tek ai. Kemal dhe nëna e tij i kërkojnë dorën Ajdanit, por marrëdhënia mes tyre nuk është aspak e mirë.