Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin! 01/01/2026
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Gjithë jeta që mbetet” është për vazhdimin, për jetën, për dashurinë!

13/11/2024
in Jetë
Reading Time: 4 mins read
A A
“Gjithë jeta që mbetet” është për vazhdimin, për jetën, për dashurinë!

 





Botimi i këtij libri u realizua me kontributin e Ministrisë Italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Libri me një fjali


Çfarë mbetet pas dhembjes? A kemi forcë për të vijuar jetën si më parë? Apo duhet të rikrijojmë çdo gjë nga e para?

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Gjithë jeta që mbetet” fillon me ditën e fundit të jetës së mëparshme. Jeta e mëparshme ishte pothuajse e përsosur, në papërsosmërinë e saj. Familja Ansaldo përbëhej nga dy prindër të dashuruar me njëri-tjetrin, edhe pse në moshë të mesme, dy fëmijë të lumtur, sipas mënyrës së tyre, dhe një mirëqenie ekonomike që nuk shkaktonte as marramendje e as vuajtje. Familja Ansaldo pluskonte në një përditshmëri mesatare, pothuajse të mërzitshme, që mund të synohet nga shumëkush. Derisa drama i fshikullon dhimbshëm, thershëm dhe pa kthim.

Jeta vazhdon dhe këtu rrëfehet, jo vetëm ajo çka mbijeton pas dhembjes, por çka që duhet të mësojmë të rikrijojmë pas tragjedisë. Është jeta që vijon përmes vuajtjeve dhe dështimeve, jeta që gjen gjithnjë një mundësi të rilindë edhe atëherë kur gjithçka ngjan e humbur. Ky roman flet për shëlbim,

ngushëllim dhe dashuri. Në dhembjen më mizore gjendet gjithnjë një mundësi për t’u ringritur. Jeta vazhdon të regëtijë nën syprinën e ditëve të errëta, si një premtim i brishtë, por qëndrestar ringjalljeje.

“Gjithë jeta që mbetet” është një roman i ëmbël, i dhembshëm, intim dhe koral, që eksploron mekanizmat e turpit dhe të zisë, por mbi të gjitha të dashurisë dhe të përkujdesjes dhe i nxjerr në pah me një delikatesë të mahnitshme.

Kritika

Një libër i ëmbël dhe i thellë; tërheqës e i dhimbshëm. Një roman i paharrueshëm.

Libreriamo

Është një histori dashurie, një roman policesk, një sagë familjare plot intriga dhe sekrete, me marrëdhënie të koklavitura dhe shumë suspansë. Një rrëfim dhembjeje dhe dhune. Por mbi të gjitha është një histori shprese, shpresë për “Gjithë jetën që mbetet”.

Il Recensore

Mbi autoren

Roberta Recchia ka lindur në Romë, më 1972.

Është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Europiane dhe Amerikane. Në 2013 vendosi të braktiste punën e zyrës për t’iu kushtuar tërësisht mësimdhënies, për të cilën zbuloi se kishte një pasion të thellë. Sot është mësuese e gjuhës angleze në një shkollë të mesme romane.

Ajo e ka pasur gjithnjë pasion letërsinë, por ideja e botimit ka qenë një ëndërr e mbyllur në sirtar për shumë kohë. Në vitin 2023, vendosi ta hapte atë sirtar, duke botuar romanin e saj debutues “Gjithë jeta që mbetet”, në mars 2024. Që prej atij momenti, romani është në proces botimi në shumë vende të botës si: në Francë, Gjermani, Holandë, Danimarkë Greqi, Angli etj.

Fragmente nga libri

1) Mund të ndryhemi në dhembje ose të vendosim të pranojmë të mirën që kemi përreth. Është e vështirë. Por kam nevojë të besoj që në gjithë atë që ka ndodhur, ekziston një kuptim që tani s’arrijmë dot ta rrokim. Se një ditë gjithçka do të sqarohet, se ajo që ka ndodhur s’është veçse detaj i një skice që ende nuk kemi sy për ta parë.

2) Njëzet e dy vjeç, i dukej vetja se ishte bërë burrë prej kohësh. Sepse punonte, ndihmonte Koralinën të lante borxhet, kujdesej për të dashurën e tij të ndërlikuar. Por paskësh qenë gabim. Deri atë çast, ai s’e kishte njohur gjer në fund ashpërsinë e jetës. Kurrë s’e kishte ndier peshën e dhembjes t’ia kërruste supet, kaq e papërballueshme dukej…. Nuk ishte më ai që kishte dalë nga shtëpia me këpucët zgjidhur, xhupin e hapur mbi t-shirt, tërë kapadaillëk.

3) Beson se një ditë do ta hedhim dhembjen pas krahëve, pa pasur më dyshime? A do të vijë vallë çasti kur të marrim vesh se tërë padrejtësia, vuajtja, ishin vetëm një kokrrizë në ekuilibrin e përsosur të gjërave?

4) Deri gjashtëmbëdhjetë vjeçe, Miriam Basevi kishte pasur vetëm një zakon të keq: besonte fort se lumturia ishte aty, mjaft të zgjasje dorën ta kapje. Sa më shumë e dëshironte, aq më afër i dukej.

5) Ndërsa pedalonte në trotuarin ca të prishur, me plazhin e shkretë tej, ku hera-herës hidhte vështrimin, po mendonte se, tekefundit, ndoshta lumturia nuk ndryshonte shumë nga ato mushkonjat që të ulen ngjitur në lëkurë mbrëmjeve të verës. Rrinë aty, punëmbaruara dhe të qeta. Mjafton një gjest i prerë, i shpejtë dhe hop! e ke në dorë. Të kapa, s’ke ku shkon! Me tërë adrenalinën që të rrjedh në trup. Në të vërtetë, ajo s’e bënte kurrë këtë gjë. Ishte mungesë edukate, para së gjithash, plus që e bllokonte edhe ai sëmbim i pashmangshëm keqardhjeje i përzier me pështirosje. Ndaj dhe e përzinte me dorë tepër vonë, duke i mbetur fryrja dhe e kruara në lëkurë.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Next Post
Në kabinetin qeveritar të Donald Trump do të jetë edhe Elon Musk!

Në kabinetin qeveritar të Donald Trump do të jetë edhe Elon Musk!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera