Modelja e njohur, Kendall Jenner është duke u njohur prej kohësh me basketbollistin Devin Booker.
Së fundmi burime pranë dyshes kanë treguar për ‘Hollywoodlife’ se Kendall është duke u dashuruar me Devin çdo ditë e më shumë.
“Ajo nuk është si motrat e saj, nuk po nxiton për të gjetur një partner. Kendall nuk ndien presion dhe e do pavarësinë e saj. Ajo nuk ka menduar kurrë të martohet sapo të gjejë një të dashur”, ka treguar burimi pranë modeles për revistën ndërkombëtare.
Momentalisht Jenner është duke shijuar maksimalisht lidhjen me Booker dhe shumicën e kohës ka zgjedhur ta kalojë me të në vende të ndryshme./revistawho.com







