Mes gjithë stresit të punës, ditëve të javës plot ngarkesë dhe përgjegjësive të tjera, ndonjëherë harrojmë veten. Por në të vërtetë jemi vetëm një telefonatë larg nga vendi ku mund të kalojmë 1 orë (ose më shumë) qetësi. Deluxe Spa, është vendi që duhet patjetër t’i kushtoni 1 orë në javë, ose më tepër se aq. E dini pse?


Aty ofrohet çdo shërbim për ju që keni nevojë të merrni veten me të mira, ose thjesht të kujdeseni për trupin dhe fytyrën. Duke nisur nga trajtimet estetike, tek mesazhi, sauna, jacuzzi, solar, pedikyr dhe depilime.

E dini që ka edhe masazhe në çift? Kur doni të bëni diçka ndryshe me partnerin tuaj, kjo është zgjidhja më e mirë.
Po pse duhet të provoni shërbimet që ofron Deluxe Spa?

Le të marrim si shembull scrubin e trupit. A e dini sa shumë përfitime keni prej tij? Benefiti kryesor i scrub-it të trupit është pastrimi i qelizave të vdekura të lëkurës, gjë që sjell një lëkurë më të pastër dhe më të butë. Përparësitë e këtij trajtimi gjithashtu bëjnë të mundur zbutjen e lëkurës.
Depilimi me dyll, po ashtu ka një sërë përparësish që nxjerrin jashtë loje edhe të tjera metoda depilimi. P.r.sh, pas depilimit lëkura mbetet më e butë dhe e lëmuar, gjithashtu qëndron e pastër 4-6 javë. Ju po ashtu kurseni kohen tuaj, pasi nuk ju duhet ta përsërisni shpesh këtë procedurë siç ndodh me teknika të tjera.

Nuk kemi çfarë shtojmë më, por mund t’iu themi që gjithë çfarë kërkoni e keni vetëm një telefonatë larg./revistawho.com









