Moderatorja dhe autorja e programit të përditshëm ‘Ftesë në 5’, Bieta Sulo ka ndarë me ndjekësit foto dhe momente të ndryshme nga pushimet me familjen e saj.

Sulo ka treguar se ditët e nxehta po i kalon në jugun e Shqipërisë, duke shfrytëzuar bukuritë dhe sportet që mund të zhvillohen në të. Së fundmi Bieta ka ndarë disa momente në det me Joellle dhe Kroin, duke treguar se si e kanë kaluar ditën pranë njëri-tjetrit.
“Shpirti i aventurës”, ka shkruar moderatorja krah postimit të saj të fundit ku shfaqet mbi kanoe me të dashurit e saj.

Me siguri këto duhet të jenë momentet më të bukura dhe shplodhëse për Bietën pas një sezoni të ngarkuar televiziv./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CDBxUubnbpY/?igshid=5qzjpzj4rm6n







