Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen! 20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin  20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Jonida Maliqit: Ish-bashkëshorti do të paguajë detyrimin për pensionin ushqimor të djalit të tyre!

22/11/2024
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjykata e Tiranës i jep të drejtë Jonida Maliqit: Ish-bashkëshorti do të paguajë detyrimin për pensionin ushqimor të djalit të tyre!

Screenshot


Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin në favor të këngëtares Jonida Maliqi. Ajo u paraqit pranë Gjykatës së Tiranës me padinë e mospagesës së detyrimit ekonomik nga ish-burri i saj Gent Prizreni, për djalin e tyre. Sipas një marrëveshjeje të firmosur nga të dyja palët, ky i fundit duhet të paguante shumën prej 2000 eurosh për të birin, Danin, shumë që nuk ishte paguar prej muajsh. Menjëherë pas padisë, Prizreni bëri publike disa fatura që përkonin me dy muaj të këtij viti. Pas kësaj, këngëtarja ka bërë publike faturat e derdhjeve në llogari, që i përkasin periudhës tetor 2022-mars 2023. Në fatura duket se shuma që është paguar është 1500 euro, duke mos iu përmbajtur marrëveshjes së bërë nga dy palët. Sipas reagimit të Jonidës, ish-burri i saj shumë për të cilën kanë rënë dakord e ka paguar vitet e para dhe më pas ka paguar më pak, duke e quajtur shumë të konsiderueshme për ushqimin e të birit.





Ka qenë Jonida ajo që ka bërë të ditur se përgjatë viteve ka qenë ajo që është kujdesur për pagesën e shkollës së djalit të tyre dhe ish-partneri ka kontribuar vetëm dy vitet e para dhe më pas e ka ndërprerë.

Madje, ajo tregon se ai nuk është përgjigjur as për terapitë e së birit për të cilat, njëjtë si dhe për detyrimet e tjera i është dashur që të përballet vetëm. Në reagimin e saj, Jonida thekson se prej 3 vitesh nuk paguhet shuma e vendosur në marrëveshje dhe prej 8 vitesh (prej ndarjes së çiftit) nuk është bërë asnjë pagesë për terapitë e të birit.


Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin në favor të këngëtares. Burime për “WHO” theksojnë se Gjykata e Tiranës ka urdhëruar Zyrën e Përmbarimit të kryeqytetit, që brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit të gjyqtarëve, të bëhet ekzekutimi i detyrueshëm i vendimit për pensionin ushqimor. Në kundërshtim me vendimin, do të ketë ndërhyrje nga institucionet përkatëse.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 
Breaking News

“Dal me zarf të zi tani!”/Komenti i Inës për pamjen e tij acaron Kejsin 

20/01/2026
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral
Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
Next Post
Pyetja më e vështirë që i biri i ka bërë Lorik Canës është kjo!

Pyetja më e vështirë që i biri i ka bërë Lorik Canës është kjo!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera