Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit 08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjykata lë në burg dy motrat nga Skrapari për shfrytëzim prostitucioni

05/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjykata lë në burg dy motrat nga Skrapari për shfrytëzim prostitucioni

Gjykata e Tiranës kanë dhënë masën “arrest me burg” për 5 të arrestuarit e operacionit “Rekrutimi”, i cili zbuloi një rrjet rekrutimi dhe trafikimi të femrave në Shqipëri dhe shfrytëzimin e tyre jashtë vendit për prostitucion.





OPERACIONI

Seksioni i Trafiqeve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale, pas një hetimi disamujor kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit koduar “Rekrutimi”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë 5 persona dhe 3 të tjerë hetohen në gjendje të lirë. Në pranga përfunduan dy motrat, Ina e Armonela Qama, 23 e 25 vjeç, nga Skrapari, banuese në Tiranë, si dhe Ledian Gjoni, 28 vjeç, nga Skrapari, Ardit Shmilli, 24 vjeç, nga Skrapari dhe Zamir Hodo, 31 vjeç nga Tirana. “Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar veprimtari kriminale me tendencë shfrytëzimin e prostitucionit në Shqipëri, si dhe kanë rekrutuar me qëllim trafikimi e më pas shfrytëzimin për prostitucion e dërgimin e tyre drejt Gjermanisë së dy shtetaseve me iniciale M.TH., 19 vjeç dhe A.P. 20 vjeç”, tha dje Policia. Mësohet se, përveç të arrestuarve, janë referuar materialet në Prokurori për hetim në gjendje të lirë ndaj shtetaseve M.Th. dhe A.P., të cilat janë rekrutuar nga personat e mësipërm dhe dyshohet se kanë ushtruar prostitucion në Shqipëri e më pas do të shfrytëzoheshin jashtë vendit. Policia tha se e përfshirë në trafikimin e vajzave dyshohet të jetë dhe shtetasja nga Rumania me inicialet P.C., e cila dyshohet se ishte personi pritës në Gjermani. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy karta identiteti rumune të dyshuara të falsifikuara, me të cilat ishin të pajisura dy vajzat që do shfrytëzoheshin në Gjermani, 4 bileta avioni, 7 telefona dhe 1500 euro. Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet taksi, i cili bënte transportin e vajzave nga Tirana në drejtim të Aeroportit të Prishtinës, nga ku bëhej nisja drejt Gjermanisë.


Tags: burgmotratnga skrapari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK
Breaking News

Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK

08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit
Breaking News

“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit

08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!
Breaking News

Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!

08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin
Breaking News

“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin

07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
Next Post
Taulant Xhaka tregon arrogancë ndaj gazetarit në Lihtenshtejn

Taulant Xhaka tregon arrogancë ndaj gazetarit në Lihtenshtejn








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera