Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka pranuar kërkesën e të akuzuarve të grupit “Xibraka” për gjykim të shkurtuar dhe ka dhënë vendimet që sjellin dënime më të lehta për 4 të pandehurit. Pas shkurtimit me 1/3 e dënimit, Ermal Hoxha, nipi i Enver Hoxhës do të vuaj 6 vite e 8 muaj burg.
Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi.
Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj.
Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite u bëhet 8 vite.
Genci Xhixha 8 vjet e 8 muaj në mungesë./revisatwho.com







