Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjyqi i Cardi B u kthye në një arenë batutash dhe ne (nuk) u çuditëm!

30/08/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjyqi i Cardi B u kthye në një arenë batutash dhe ne (nuk) u çuditëm!

Këtë javë ka nisur në Kaliforni procesi gjyqësor kundër reperes së njohur Cardi B, e paditur nga ish-roja e sigurisë Emani Ellis për një incident të ndodhur në vitin 2018, gjatë një vizite gjinekologjike të artistes.





Ellis pretendon se Cardi e kishte sulmuar fizikisht, e kishte sharë dhe fyer me gjuhë racore, duke i shkaktuar edhe dëmtime që, sipas saj, kanë kërkuar ndërhyrje mjekësore. Për këtë ajo kërkon 24 milionë dollarë dëmshpërblim.

Reperja, e cila në atë periudhë ishte shtatzënë, i ka mohuar akuzat për dhunë fizike, duke pranuar vetëm një përplasje verbale. “Nuk e preka. Thjesht i fola”, u shpreh Cardi gjatë dëshmisë, duke theksuar se ishte ndjerë e bezdisur pasi po ndiqej dhe filmohej nga rojet.


Seancat u bënë virale në rrjete sociale për shkak të reagimeve të saj të drejtpërdrejta. Një nga momentet më të përfolura ishte kur Cardi pranoi se kishte përdorur ofendime, por saktësoi: “Nuk e quajta të shëndoshë, e quajta kuçkë”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Tonet në sallën e gjyqit u tensionuan kur avokati i palës paditëse e pyeti për flokët e saj dhe insinuoi lidhje të mundshme me banda. Reperja reagoi e irrituar, duke i thënë: “Hap sytë”. Ajo mohoi gjithashtu të ketë përdorur ndonjë shprehje racore, duke u vetëidentifikuar si afro-karibiane.

Përveç dëshmive, edhe paraqitja e Cardi-t ka tërhequr vëmendje online: një nga paruket e saj u krahasua me stilin e Kris Jenner dhe u kthye menjëherë në meme të shpërndara gjerësisht.

Procesi pritet të zgjasë edhe disa ditë, ndërsa në internet është shndërruar në një spektakël komentesh dhe batutash.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?
Breaking News

“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut?

31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Next Post
Fjoralba Ponari: Nuk rikthehem në ekran pa një projekt që më mbush shpirtin!

Fjoralba Ponari: Nuk rikthehem në ekran pa një projekt që më mbush shpirtin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera