Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjyqi me “KF Tirana” për 7 milionë lekë, ja pse Gjergj Muzaka la futbollin për farmacinë

14/01/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gjyqi me “KF Tirana” për 7 milionë lekë, ja pse Gjergj Muzaka la futbollin për farmacinë

Gjergj Muzaka duket se i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë karrierës së tij si futbollist. Mesfushori i klubit “Tirana” është në prag të prishjes së kontratës me bardh e blutë dhe e gjitha kjo për shkak të 7 milionë lekëve të vjetra. Sportisti i njohur i është përkushtuar farmacisë, fakt që e ka demonstruar duke publikuar një foto në rrjetet sociale teksa shërben në një farmaci, e përkrah saj shkruan se, “Futbolli nuk zgjat përgjithmonë”. Historia ka nisur më 30 dhjetor të vitit që shkoi, kur Muzaka kishte hedhur në gjyq klubin, pasi ky i fundit i kishte mohuar rrogën e plotë prej 7 milionë lekësh të vjetra. Në fakt, burime të suplementit “Bluetooth” të Gazeta Shqiptare kanë treguar se klubi ka pasur probleme me shlyerjen e pagave në kohë gjatë muajve të fundit, por gjithçka ishte zgjidhur në dhjetor, kur thuhet se presidenti kishte shpërndarë rreth 300 milionë lekë për rrogat e prapambetura. Por, përjashtim përbënte futbollisti Gjergj Muzaka, i cili gjatë vitit të kaluar ka qenë i dëmtuar. Presidenti i “Tiranës”, Refik Halili pretendonte se sipas kontratës, Muzakës i takonin vetëm 1 milion lekë të vjetra, pra paga bazë mujore pa bonuse, ndërsa futbollisti kërkon rrogën e plotë. I kontaktuar nga “Bluetooth”, futbollisti tregon se pavarësisht të gjithave, kontrata e tij me klubin “Tirana” vazhdon, e pikërisht për këtë është i detyruar ta respektojë. “Nuk mund të flas për situatën, pasi jam ende në kontratë. Por gjithçka do të merret vesh shumë shpejt, më saktësisht pas pak ditësh”, ka thënë futbollisti, i cili beson se konfliktit të tij me klubin Tirana dhe përplasjes së madhe me presidentin do t’i jap zgjidhje drejtësia. I pyetur për profesionin e tij si farmacist, Muzaka rrëfehet se, “Unë jam diplomuar për Farmaci dhe e ushtroj prej disa kohësh tashmë”, teksa nënkupton se e ardhmja e tij do të jetë mes pacientëve dhe medikamenteve./ Bluetooth





Muzaka


Tags: gjergj muzaka
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
FOTO/ Ndërhyrje në buzë, këngëtarja shqiptare e tregon hapur

FOTO/ Ndërhyrje në buzë, këngëtarja shqiptare e tregon hapur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera