Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën… 04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit 04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026? 04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gjyqtari filozof i Beratit çudit sërish, kërkoi ballafaqim me gruan që i çonte SMS seksi

03/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Gjyqtari filozof i Beratit çudit sërish, kërkoi ballafaqim me gruan që i çonte SMS seksi

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta zhvillojë sot seancën me gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, i akuzuar për korrupsion. Kjo pasi ai kërkoi të njihej me të gjithë dosjen e Prokurorisë. Por edhe në seancën e sotme, gjyqtari filozof, ka çuditur me deklaratën e tij para trupit gjykues. Ai tha se “ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq”. Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon atë për korrupsion. Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc. Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg. Gjyqtari Çobo nuk e ka pranuar akuzën para prokurorit të çështjes. Ai ka pretenduar se prokuroria me qëllim denigrimin e figurës së tij kanë shtrembëruar kontekstet e bisedave dhe mesazheve telefonike, të dërguara në numrin e telefonit të 30 vjeçares që po gjykonte. Veç këtij pretendimi gjyqtari ka kërkuar të njihet me të gjitha provat e prokurorisë dhe më pas të shprehet me detaje para Gjykatës së Krimeve të rënda, e cila pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij. Sipas prokurorisë, kallëzuesja ka dorëzuar në gjykatën e beratit një padi civile për zgjidhjen e martesës. Kjo padi, pas shortit i ka rënë për gjykim gjyqtarit Çobo. Ky i fundit, është kujdesur duke i caktuar një avokat kryesisht kallëzuese, të cilën, siç duket në mesazhe telefonike, e mësonte se çfarë rruge të ndiqte për të zgjidhur paqësisht dhe në favor të saj martesën me bashkëshortin. Gjatë3 muajve të gjykimit, prokuroria ka zbardhur rreth 300 telefonata në drejtim të numrit që përdorte kallëzuesja dhe mbi 200 mesazhe telefonike të cilat janë administruar si prova. Këto thirrje dhe mesazhe telefonike, sipas akuzës, kishin një qëllim, që gjyqtari Çobo të përfitonte favore seksuale kundrejt vendimit gjyqësor.





MESAZHET E GJYQTARIT

Mesazhi 1


Ende s’jam investuar në dobinë tuaj …Ndonëse statura juaj sociale post­martesore për një person të “performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe… do të flasim!! Ok.

Mesazhi 2

Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë ­Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??

Mesazhi 3

…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!

Mesazhi 4

Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!

Mesazhi 5

Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?

Mesazhi 6

Mos injoro CV­në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?

Mesazhi 7

Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”!

Tags: gjyqtariperballjeseksi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…
Breaking News

“Çdo frymëmarrje, çdo minutë,” Beatrix Ramosaj prek me fjalët për të ëmën…

04/02/2026
“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit
Breaking News

“Zoti është me durimtarët”, mesazhi i shkurtër i Arbër Hajdarit që dominoi postimin e Gjestit

04/02/2026
Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?
Breaking News

Çfarë do të bëjë Can Yaman në Sanremo 2026?

04/02/2026
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!
Breaking News

Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë!

04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…
Breaking News

“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn…

03/02/2026
“Të kisha dhe biletën tënde”, udhëtimi i trishtë i Selvijes, pa Shpatin!
Breaking News

“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin…

03/02/2026
Next Post
Video që po trondit rrjetin, jetë aliene mbi Tokë? NASA fshin pamjet!

Video që po trondit rrjetin, jetë aliene mbi Tokë? NASA fshin pamjet!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera