Anjeza Shahini është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo është shkëputur prej kohësh nga muzika, pasi është zhvendosur në Angli dhe ka vendosur t’i përkushtohet familjes. Ajo është e martuar ka një vajzë, Torin. Anjeza kujdeset që vogëlushja të rritet me muzikën e bukur shqiptare, edhe pse ajo është lindur në Angli dhe babain e ka anglez. “O moj e bukura Arbëri” është një nga perlat e muzikës dhe Anjeza ja këndon Torit teksa e vë në gjumë. Edhe pse larg vendit të saj, duket se këngëtarja e njohur është mjaft krenare për Shqipërinë dhe nuk harron që të njëjtën dashuri t’i ushqejë edhe vajzës së saj.
https://www.instagram.com/p/B3B05h7nco5/?igshid=1qh2t7mxmsiwx