Tani vajzat do ndalojnë gjatë te sektori i djemve dhe kombinimet mund të jenë super “cool”. Na i mësoi Fjoralba Ponari disa kombinime të papara.
“Zonja dhe zotërinj, kjo jam unë që frymëzohem thuajse çdo natë në 23:00 për të krijuar veshje në garderobën time”, shkruan Fjoralba në një “Instastory”, duke shtuar se i ka blerë te sektori i djemve.
Tri kombinimet duken aq bukur sa nisëm ta mendojmë seriozisht këtë punë.