• youuinsttaaffccbb
TEST
Ditari artistik, Who Cinema

“Gods of Egypt” dhe ”Zoolander 2” premierë në kinema Millennium

Pas disa prodhimesh hollivudiane vjen premierë botërore për publikun shqiptar “Gods of Egypt”, që do të fillojë projeksionet e tij më 25 shkurt në Kinema Millennium. “Gods of Egypt” është një film triller mbi perënditë e Egjiptit të lashtë. Filmi është drejtuar nga Alex Proyas i cili ka drejtuar në rolet e tyre aktorët  Nikolaj Coster-Waldau, Brenton Thwaites, Chadwick Boseman, Elodie Yung, Courtney Eaton, Rufus Sewell, Gerard Butler dhe Geoffrey Rush. Butler luan rolin e perëndisë së errësirës, Set, i cili pushton perandorinë e Egjiptit. Aktori është shprehur se sapo lexoi fjalën ‘perëndi’ që përshkruante rolin e tij në skenar, e kuptoi se do t’i duhej që t’i nënshtrohej një procesi të gjatë fizik. Ai filloi menjëherë përgatitjet pasi dëshironte që të dukej vërtet si një perëndi që para se të fillonin xhirimet. Ndërsa  Brenton Thwaites luan rolin e  Bek, një hero i vdekshëm i cili  bashkohet me perëndinë  Horus, interpretuar nga Coster-Waldau, për të shpëtuar botën por edhe dashurinë e jetës së tij. Filmi u xhirua në  Australi në vend të Saharasë që u eliminua për shkak të rrezikut që mund të shfaqej. Ndërsa, premiera e dytë në kinema Millennium prej 25 shkurtit, është komedia “Zoolander 2”, drejtuar nga aktori i njohur Ben Stiller me skenar të vetë Stiller dhe John Hamburg e Justin Theroux. Filmi është vijimi i Zoolander prodhim i vitit 2001. Protagonistë të këtij filmi janë një kast mjaft i spikatur i aktorëve komikë të Hollivudit duke filluar prej vetë autorit Ben Stiller për të vijiuar me Owen Wilson, Will Ferrell, Penélope Cruz, Kristen Wiig, Kyle Mooney, Cyrus Arnold dhe Benedict Cumberbatch. Historia e filmit sjell dy personazhet kryesorë, Derek dhe Hansel. Ata janë përsëri në botën e modelimit, këtë herë në Romë. Por shumë shpejt ata do ta gjejnë veten në mes të një komploti djallëzor. Deri më 21 shkurt  “Zoolander 2” ka arkëtuar 40.8 mllionë dollarë si dhe ka marrë një vlerësim pozitiv nga kritika.