Google uron shqiptarët për ditën e Pavarësisë. Flamuri me shqiponjën valëvitet në qendër të faqes për përdoruesit në territorin shqiptar. Google, vendos vazhdimisht shenja të veçanta në faqen hyrëse, për festa apo përvjetorë personalitetesh të fushave të ndryshme. Traditën me flamurin shqiptar “Google” e vazhdon prej vitesh.








