Nuk është më një rastësi që vajzat shqiptare të marrin vëmendjen e kamerave apo të jenë në fokusin e aparatit fotografik në kohën që luhen ndeshje futbolli.
Një rast si ky ka qenë ai i bukuroshes shqiptare, Erjona Sulejmani. Kjo e fundit është bashkëshortja e futbollistit shqiptar që luan si mesfushor me skuadrën e Zvicrës, Blerim Xhemajli. “GQ Italia” e ka klasifikuar Sulejmanin si femrën më tërheqëse të Europës, duke marrë parasysh edhe faktin që ajo është nënë e një djali të vogël. Fotografitë e Erjonës po bëjnë xhiron e rrjetit, ndërkohë që Shqipërisë dhe Kosovës i shtohet një tjetër aset në paraqitjen e bukurisë femërore në botë! /Blitz.al/