Zbulohen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Tiranë, ku banesa e këngëtarit kosovar Getoar Selimi ka rënë pre e grabitjes.
Mësohet se autorja është një femër, e moshës 17vjeçare me inicialet D.K. Ajo, shkruan Panorama.al, ka hyrë në banesën e këngëtarit Selimi dhe ka marrë prej andej orën që kushton 35 mijë euro. Bashkëpunëtor ka qenë i dashuri i saj 3 vjet më i madh, i arrestuar gjithashtu nga policia.







