Në një mbrëmje që do të mbetet në kujtesë, Grammys 2025 vendosi një goditje të re në luftën e gjatë midis reperëve Kendrick Lamar dhe Drake. Pas një serie shkëmbimesh diss track-esh (dhe madje edhe një padie), Kendrick Lamar triumfon në Grammys duke fituar çmimet për “Kënga më e mirë” dhe “Kënga e Vitit” për këngën e tij kritikisht të vlerësuar, “Not Like Us”, një këngë që drejton një diss të mprehtë kundër Drake.
Në një moment që u bë viral, Kendrick Lamar u shfaq në skenë duke veshur denim-on-denim – një kombinim xhins që shpesh njihet si “Canadian tuxedo”, duke bërë një referencë të qartë ndaj Drake, i cili është kanadez. Kjo veshje nuk ishte thjesht një deklaratë mode, por edhe një mesazh të fshehtë, duke shtuar gjysmë humor dhe ironi në situatë.
Ndërkohë as vetë kënga “Not Like Us” nuk e kurse lon reperin:
– Në tekst, Lamar shfrytëzon fjalët me dy kuptime për të akuzuar Drake dhe bashkëpunëtorët e tij si “predatorë”. Në një moment, ai përdor një lojë fjalësh duke kthyer albumin e Drake “Certified Lover Boy” në “Certified pedophile”.
– Art-i i kopertinës paraqiste shtëpinë e Drake të mbuluar me shënime të kuqe – shënime që përdoren për identifikimin e autorëve të krimeve seksuale. Kujtojmë se kjo histori bëri bujë pak vite më parë kur mesazhet goxha personale të Drake me një vajzë minorene u bënë publike.
– Videoklipi fillon me Lamar duke bërë push-ups mbi blloqe çimento, një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj këngës “Push Ups” të Drake.
– Në një skenë tjetër, simboli i një zogu, i cili është lidhur me maskotin e label-it të Drake, OVO Sound, shkatërrohet në formën e një pinjata meksikane.
Në fund të ditës, Grammys 2025 nuk përfaqëson vetëm një festë të muzikës, por edhe një skenë dramatike ku artistët përdorin modën, fjalët dhe simbolizmin për të shkaktuar reagime të forta.








