“Unë mund të flas vetëm për veten time, por unë kurrë nuk do të shkoj në Kinë në këtë moshë për asnjë shumë parash”! Kjo është deklarata e futbollistit Granit Xhaka. Duke folur për “Sport Bild” ai është treguar kategorik sa i përket një transferte të mundshme në Kinë. Kjo deklaratë e Xhakës vjen në një kohë kur skuadrat kineze janë hedhur në aksion duke transferuar shumë yje nga skuadrat europiane.