Më 18 shkurt do të finalizohet Big Brother VIP dhe mes katër finalistëve po zhvillohet një garë shumë e fortë. Personazhet publikë mbajnë anën e personit që mendojnë se e meriton më shumë dhe këtë nuk ngurojnë ta përdorin si thirrje për ‘fushatën’ që është hapur në media sociale. Granit Xhaka ka veshur bluzën e tij me numrin që mban në fanellën e kombëtares dhe mbi të shkruhet “Donald”, duke zbuluar se është mbështetës i aktorit në finalen e BBV.

Ai ka bërë gjithashtu thirrje që të votohet Donaldi, teksa shprehet: “Jemi me ty”!/revistawho.com








