• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Greiss Petrović, në pritje të një vajze… Kujt do t’i ngjajë, modele e bukur si mami apo një amvisë e mirë si gjyshja?

Një dhuratë e bukur erdhi për Greiss Petrović-in, sipërmarrësen e sukseshme në fushën e modelingut gjatë vitit 2017-të, me të cilën bukuroshja do të takohet për herë të parë gjatë 2018-tës. Themeluesja dhe drejtuesja e “Grace Model Management”, pritet që të provojë për herë të parë ndjesinë e të qenit nënë gjatë këtij viti.

Një bebe pritet t’i bashkohet familjes, djalë apo vajzë? Të gjithë janë të interesuar, e sidomos Greiss dhe Zonja Tefta, vjehrra e saj. Nga disa burime të sigurta të “revistawho.com“, thuhet se do të jetë vajzë. Dhe pyetja që vjen pas këtij lajmi, është se kujt do t’i ngjajë e vogla: do të bëhet modele si e ëma duke ecur nëpër pasarela dhe drejtuar agjenci mode, apo do të bëhet një amvisë e suksesshme si e gjyshja, duke u marrë me artin e të gatuarit… Për këtë do të na duhet të presim edhe shumë vite, për momentin na mbetet të urojmë Greiss-in dhe familjen e saj për lajmin e bukur.

Përgatiti: Erlinda Kasaj