Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka ndarë për herë të parë një prapaskenë interesante që lidhet me fillimet e saj në muzikë dhe konfuzionin që ka ekzistuar prej vitesh rreth moshës së saj të vërtetë.
Greta, e cila është kthyer në një emër të njohur që prej adoleshencës, ka treguar se debutimi i saj në skenë ndodhi kur ishte vetëm 13 vjeç e gjysmë, gjatë bashkëpunimit me Erion Korinin. Por në atë kohë, ajo dhe nëna e saj kishin marrë një vendim të pazakontë:
“Dola shumë e vogël në skenë. Në këngën me Erion Korinin, isha 13 vjeç e gjysmë. Mami im dhe unë vendosëm që të mos thonim që isha 13 vjeç. Thamë kush të na pyesë do themi 15 vjeç se është turp, këngë dashurie 13 vjeç,” u shpreh Greta.
Ajo tregon se më vonë, kur mbushi 16 vjeç, nisi të thoshte moshën e vërtetë, por në sytë e publikut ajo “mbeti gjithmonë 16-vjeçare”:
“Pastaj kur më pyesnin për moshën, 16 vjeç thosha unë, se isha vërtet pastaj. Dhe mbeti pastaj, kjo 16-vjeç mbeti gjithmonë…”
Edhe pse koha ka kaluar, Greta mbetet një nga artistet më të dashura dhe të qëndrueshme të muzikës shqiptare – pavarësisht se sa vjeç i kanë thënë njerëzit se është!