Greta Koci mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më aktive në muzikën shqiptare, por përsa i përket jetës private ka ditur si ta mbaje larg vëmendjes së mediave rozë. Shpesh herë është përfolur për se këngëtarja është në një marrëdhënie, por emri i të dashurit nuk u bë asnjëherë publik. Ditën e sotme e ftuar në emisionin e pasdites ‘Rudina’, këngëtarja ka hedhur poshtë të gjitha fjalët që qarkullojnë prej kohësh. E pyetur nga moderatorja Rudina Magjistari, nëse është në një lidhje Greta u përgjigj: “Jam single. Edhe pse e përqendruar tek karriera, jam në pritje të njeriut të duhur”. /revistawho.com