Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Grida Duma hap zemrën: Kam sakrifikuar shumë për dashurinë, sidomos këtë vit!

06/07/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Grida Duma hap zemrën: Kam sakrifikuar shumë për dashurinë, sidomos këtë vit!

Grida Duma ka ndarë detaje prekëse dhe personale mbi mënyrën se si e përjeton dashurinë, gjatë një interviste në emisionin “Goca dhe Gra”. Politikania dhe opinionistja tregoi se dashuria është thelbësore në jetën e saj dhe pa të nuk mund të funksionojë.





“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj,” – u shpreh ajo.

Duma theksoi se marrëdhëniet kërkojnë kompromis dhe sakrificë, sidomos kur dashuria është në rrezik. Ajo pranoi se në emër të dashurisë, ka ndryshuar ndjeshëm, një proces që e ka përjetuar si shumë sfidues.


“Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam bërë shumë sakrifica.”

Për Grida Dumën, dashuria në distancë mbetet më shumë një iluzion sesa një realitet i jetueshëm. Ajo tha se preferon përjetimet reale dhe të përbashkëta, përkundrejt ndjenjave që mbahen vetëm përmes largësisë.

“Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri, është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë.”

Në përfundim, Duma shtoi se një marrëdhënie kërkon lëshime dhe përpjekje për të akomoduar tjetrin, gjë që ajo vetë e ka mësuar me kohë.

“Egoja pengon shumë… Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Jozi tha se janë ende bashkë, por Loredana nis një tjetër kapitull?

Jozi tha se janë ende bashkë, por Loredana nis një tjetër kapitull?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera