Me siguri të gjithë e njihni Marion, make-up artistin me origjinë shqiptare, i cili i mësoi Kim Kardashian si të flasë shqip. Por shumë prej jush dinë gjithashtu që ai është grimieri i shumë VIP-ave me famë botërore si motrat Kardashian- Jenner, Demi Lovato, Eva Longoria, etj.

Më 19 janar, Mario do të vijë në Shqipëri dhe më 20 janar do të jetë i pranishëm në eventin gjigand që zhvillohet në Pallatin e Brigadave, të quajtur “Oda”. Në eventin e shumëpërfolur do të jenë të pranishëm shumë emra të medias, artit dhe sportit shqiptar, të cilët do të vlerësohen me çmime të ndryshme për përcjelljen e vlerave shqiptare në mbarë botën. Mario mesa duket do të jetë një ndër të ftuarit special. Duhet theksuar se grimieri i njohur, gjithmonë është krenuar me origjinën e tij dhe ka ndarë me mijëra ndjekës në “Instagram” traditat shqiptare.

Revista Who








