“Kadin” (Grua) është një nga serialet më të suksesshëm turk, me një kast të njohur aktorësh e që ka fituar shumë çmime në Turqi. Këtë serial me protagoniste kryesore aktore Ozge Ozpirinçi, së shpejti do ta ndiqni edhe në ekranin shqiptar. “Grua” do të transmetohet në Vizion plus premierë së shpejti. Ky serial është fitues i 4 çmimeve mes tyre “Aktorja më e mirë e serialeve” dhe “Seriali më i mirë i vitit”. Ndjeshmeria që transmeton ky serial e bën atë më të dashur për shikuesit. “Grua” tregon jetën e një nëne me emrin Bahar, që lufton për t’i siguruar jetesën dy fëmijëve të saj dhe që përballet me sfidat e tjetës teksa duhet të fshehë të vërtetat e së shkuarës./revistawho.com








