Amal nuk njihet vetëm si gruaja e yllit të kinemasë George Clooney. Para së gjithash ajo është një avokate me sukses ndërkombëtar. Grua e bukur, inteligjente, Amal Alamuddin di ta vendosë veten edhe në plan të dytë. Pikërisht këtë ka bërë teksa shoqëronte burrin e saj në tapetin e kuq në Kanë. Ajo që ra më shumë në sy, është që Amal megjithëse gëzon këtë status, nuk është e fiksuar pas pamjes. Fotot e saj shfaqin një fytyrë të bukur dhe të “pjekur”. Rrudhat e mimikës që ajo s’ka bërë as përpjekjen më të vogël për t’i fshehur, nuk ia pakësojnë bukurinë. Ajo ka dhënë një mësim për të gjitha femrat të famshme ose jo, që mund të jesh një grua e bukur në çdo moshë.