• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Gucci në mes të kritikave për koleksionin e ri: Kafshët nuk janë aksesorë

Fushata e re nga kompania e njohur e modës “Gucci” është kritikuar ashpër, pasi gjatë saj është përdorur si imazh tigri.

Dizajneri italian zbuloi koleksionin, të quajtur “GucciTiger”, në Instagram, në fillim të këtij muaji.

Koleksioni përfshin një përzgjedhje të artikujve dhe aksesorëve të gatshëm për t’u veshur si nga burrat, edhe nga gratë, të cilat të gjitha kanë si simbol tigrin.

Fushata shfaq modele të rrethuara nga tigrat, teksa shijojnë çajin e pasdites.

Në titrat e imazheve, Gucci theksoi mbështetjen për “The Lion’s Share Fund”, nismë që synon të mbrojë speciet e rrezikuara, duke shtuar se natyra dhe jeta e egër janë veçanërisht të rëndësishme për markën.

Një deklaratë ka ardhur kompania, e cila thekson se tigrat janë fotografuar në një mjedis të sigurt.

Fushata është kritikuar nga përdoruesit e rrjeteve sociale, shumë prej të cilëve kanë shkruar në komente: “Kafshët nuk janë aksesor”.

“Nuk është normale të kesh kafshë të egra në reklama”, tha një përdorues. Por edhe shumë të tjerë patën kritika të ngjashme./revistawho.com