Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Gwyneth Paltrow na zbuloi si po e pret menopauzën dhe dietën për Covidin e zgjatur

17/09/2021
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Gwyneth Paltrow na zbuloi si po e pret menopauzën dhe dietën për Covidin e zgjatur

Aktorja e famshme e Hollivudit, Gwyneth Paltrow, 48 vjeç ka folur hapur sesi po e kalon periudhën e saj para menopauzës. Ajo ka pranuar se ndryshimet hormonale e kanë bërë të luftojë me një mal emocionesh si dhe aritminë.





“Unë jam plotësisht në perimenopauzë,” tha Paltrow duke ju përgjigjur fansave të saj në platformën e saj, “The goop”.

“Çdo gjë është komplet e çrregullt dhe plot surpriza gjatë gjithë kohës. Emocionet e mia janë gjithashtu  të zhbalancuara. Ndonjëherë fle në shtrat gjatë natës dhe zemra duket sikur do më dalë vendit”.


“Hormonet nuk janë fare shaka,” pohoi Paltrow.

Rrahjet e shpejta të zemrës janë një simptomë e perimenopauzës për të cilën disa nuk janë në dijeni, gjë që lidhet me rënien e niveleve të estrogjenit.

Aktorja tha se gjatë këtij tranzicioni ajo po këshillohet si me mjekun e saj ashtu edhe me ekspertin e mjekësisë alternative Will Cole, i cili po e ndihmon atë “me suplemente të caktuara”.

Paltrow gjithashtu diskutoi ndryshimet në dietën e saj dhe rutinën e stërvitjes, duke thënë se ende po vuan nga inflamacioni dhe simptomat e COVID-it të gjatë, pasi u infektua me virusin Sars-Cov2 vitin e kaluar.

“Unë nuk jam vegjetariane, megjithëse jam përpjekur që perimet të jenë në qendër të pjatës sime,” tha ajo. “Por për momentin, unë jam Paleo, kështu që kjo ka ndryshuar pak gjërat për mua kohët e fundit.”

Dieta Paleo përbëhet kryesisht nga mishi, peshku, perimet dhe frutat, ushqime që mund të merren duke gjuajtur dhe mbledhur ( si dikur paraardhësit tanë prandaj dhe quhet kështu).

Qumështi, drithërat dhe bishtajoret përjashtohen nga dieta, e cila ka qenë disi një ndryshim për Paltroë, e cila tha se ajo hante shumë thjerrëza, fasule, oriz dhe quinoa.

Gwyneth Paltrow and Brad Falchuk go on vacation
https://www.instagram.com/p/CRCVXhGrjlb/

Aktorja e cila ndjek një stil jete “guru’ gjithashtu ka pohuar se i pëlqen të eci. “Burri im dhe unë ecim shpesh gjatë javës, tha ajo. Ndihem sikur trupi dhe shpirti komunikojnë më mirë kur eci, kështu që ecja mbetet aktiviteti im i preferuar”, thotë aktorja, e cila aktualisht është e martuar me Brad Falchuk nga viti 2018./revistawho.com

Tags: covidigjatedietepaleopaltrow
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!
Breaking News

“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale!

04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Next Post
Shitja e albumit të Dafinës ka filluar dhe ka një aryse të fortë përse ta blini!

Shitja e albumit të Dafinës ka filluar dhe ka një aryse të fortë përse ta blini!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera