Miqtë e Songylit ndahen në grupe. Disa duan ta dinë gjininë e foshnjës dhe të tjerët duan ta lënë surprizë. Gynej bën të pamundurën për të mos e mësuar. Xhemre dhe Serkan e përjetojnë shumë keq ndarjen e tyre. Defne gjen një çantë me para në dollapin e Javuzit dhe habitet. Ajo mendon se ai është hajdut dhe e akuzon se ka vjedhur. Nazan shpëton Javuzin nga situata. Kader ndjek Xhemrenë e cila takohet me Tunën. Xhemre kupton që Kader e pëlqen Tunën dhe vendos ta ndihmojë. Songyl fillon t’i tregojë të gjithëve gjininë e foshnjës dhe Gynej vendos t’i qëndrojë larg atyre që e dinë në mënyrë që të mos i tregojnë./revistawho.com








