Një këngëtare plot stil, shumë e thjeshtë dhe tejet sportive. E pikërisht duket se atletet janë të preferuarat e Dafina Zeqirit. Këngëtarja ka postuar sot foto nga dollapi i këpucëve, i cili duket gjigand dhe në të ka një numër të madh atletesh. “Thuajse u plotësua”, shkruan Dafi në postimin e saj në “Instagram”.








