Në episodet e reja të “Kardashianëve”, Kris Jenner ka befasuar fansat me një bisedë që askush s’e priste të vinte kaq herët: planifikimi i vendit të varrimit për familjen.
Gjatë një vizite me Khloe-n në varreza, Kris shpjegoi se është koha që klani Kardashian-Jenner të mendojë për të ardhmen, edhe në aspektet më të ndjeshme. Ajo u shpreh se dëshiron t’i mbajë të gjithë të bashkuar edhe atëherë kur të mos jenë më fizikisht.
Ajo diskutoi idenë e një mauzoleu familjar, dhe gjatë një telefonate me vajzat e saj, u tregua e sinqertë për arsyet: “Unë jam një person që vuaj nga çrregullimi obsesiv-kompulsiv dhe kam gjithçka nën kontroll dhe të organizuar. Ndjej se është përgjegjësia ime si kryefamiljare t’i mbledh të gjithë së bashku dhe ta zgjidhim atë në mënyrë që nëse ndodh diçka, të jemi të përgatitur dhe askush të mos ketë nevojë të frikësohet.”
Dhe natyrisht, edhe në këtë temë të rëndë, Kris nuk humbi sensin e humorit: “Kjo është menjëherë pranë Costco-s. Mund të shkoni atje, të bëni pazarin tuaj, të vini dhe të më përshëndetni.”
Ndërkohë, Khloe u shpreh se preferon kremimin, por Kris e kundërshtoi, sidomos sepse Kylie nuk është aspak dakord me idenë.
Më tej, ajo shtoi se plani i tyre familjar për këtë çështje është tashmë gati dhe i menduar për të gjithë.







