Rita Ora ka ndezur diskutime në rrjet pasi ka treguar se ndonjëherë mendon se mund të ketë aftësi “mistike”. Këngëtarja, e ftuar në podcastin Happy Hour Overheard, pranoi se familja e saj ka një lloj “gjenetike magjike” që, sipas saj, mund të jenë trashëguar brez pas brezi.
Gjatë bisedës, ajo tha pa hezitim: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër.” Rita shtoi se edhe martesa e saj ka qenë një përvojë thellësisht “shpirtërore”, ndërsa interesat e saj për jogën dhe astrologjinë vetëm sa e forcojnë këtë anë të saj më ezoterike.
Ajo foli hapur edhe për ritualet që e mbajnë të qetë dhe të fokusuar gjatë ditës: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet.” Këngëtarja tha se besimi i saj në astrologji është total: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde.”
Ndryshe nga artistët që preferojnë adrenalinën para performancave, Rita rrëfen se kërkon qetësi të plotë: “Disa pëlqejnë muzikë të çmendur, marrin shot-sa… Unë nuk jam aspak rock ’n’ roll para se të ngjitem në skenë. Jam shumë sportive, bëj ushtrime, vendos muzikë relaksuese. Gjithçka është shumë chill.”
Ajo kujtoi edhe një këshillë që i ka mbetur në mendje nga një faxhore që kishte takuar vite më parë: “Më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre… Gjithçka varet nga mënyra se si e mbron atë grusht rëre.’” Sipas Ritës, kjo fjali i ka ndryshuar filozofinë e jetës: “Dikur nxitohesha shumë… Tani mundohem të ec pak më qetë… Reagimet impulsive zakonisht janë ato që i pendohesh.”
Këngëtarja vazhdon të jetë një nga figurat më të diskutueshme të showbiz-it global – dhe deklarata të tilla e mbajnë gjithmonë në qendër të vëmendjes.








