Pasi janë përfolur për rreth 4 muaj për një lidhje mes tyre, Hailey Baldwin konfirmon se ka diçka, por është e komplikuar. Ajo tregon për ‘Marie Claire’ se është shumë e vështirë të krijosh një marrëdhënie të qëndrueshme me dikë që është po aq i njohur sa ty. Axhenda e tyre e zënë i pengon që ata të takohen shpesh, madje takohen shumë rrallë. “Ne nuk jemi një çift ekskluziv, pasi ai është duke u nisur për turin e tij. Nuk dua të vihem në qëndër të vëmendjes për shkak të lidhjes me dikë. Për më tepër, është shumë e vështirë të krijosh diçka me dikë që është po aq i njohur sa ty. Duhet të jesh vërtetë e fortë që të fokusohesh tek personi dhe në asgjë tjetër. Këtë gjë profesionet tona nuk na i lejojnë dot ta bëjmë plotësisht” -ka thënë Hailey për Marie Claire.