• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Hailey Baldwin nuk dëshiron të ketë fëmijë për momentin dhe nuk nguron ta tregojë publikisht

Në shtator të vitit të kaluar, Justin Bieber dhe Hailey Baldwin u martuan ligjërisht, megjithatë ata nuk kanë bërë ende një ceremoni martesore. Që prej atij momenti u përhapën thashetheme të ndryshme se së shpejti dyshja do të kishte një fëmijë. Muajin e kaluar Bieber u shpreh në ‘Instagram’ se e mirëpret atë moment dhe se mezi po pret të bëhet baba, por mesa duket nuk është e njëjta gjë dhe për Hailey.

Ditën e djeshme, Kendall Jenner publikoi një foto të gjithë familjes së bashku me fëmijët, duke u shprehur me shaka se “shtatzënia është në ajër”, por duke lënë të kuptohet se ajo nuk e dëshiron këtë gjë. Në këtë postim nuk ka munguar as reagimi i Baldwin, e cila ka shprehur gjithashtu se as ajo nuk e dëshiron këtë hap në jetën e saj momentalisht.

Kujtojmë se dyshja Justin-Hailey ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes nga të gjitha mediat, për shkak të ngacmimeve të shumta të ndjekësve të tyre në ‘Instagram’./revistawho.com