Hailey Bieber ka folur për herë të parë për historinë rreth bashkëshortit të saj Justin dhe ish të dashurës së tij Selena Gomez.
25-vjeçarja u shfaq në podcastin e Alex Cooper’s “Call Her Daddy” në një klip ku dukej e përlotur rreth rrëfimit.
Justin u takua me Hailey-n dhe Selenën në të njëjtën kohë dhe fansat i kanë vënë dy vajzat kundër njëra-tjetrës prej vitesh.
Tani, duket se modelja më në fund është gati të zbulojë versionin e saj të historisë.
Gjatë intervistës biseda kthehet te Selena Gomez, me drejtuesen e podcast-it duke thënë: “Burri juaj ishte në një marrëdhënie shumë publike, njerëzit ishin të fiksuar që ata të ishin bashkë”.
Ajo nuk e thotë në mënyrë eksplicite emrin e këngëtares, por është e qartë se ajo po flet për Selenën, madje ajo pyet nëse dyshja kanë qenë ndonjëherë me këngëtaren në mënyrë romantike “në të njëjtën kohë”.
“Kjo është kaq e çmendur sa nuk kam folur kurrë për këtë”, thotë Hailey, përpara se të shtojë se do të zbulojë “të vërtetën” e saj.
“Shumë urrejtje dhe akuza kanë ardhur drejt meje ku shumica janë shprehur se unë e vodha atë nga Selena”, ka thënë Hailey.