E ftuar sot në “Good Morning America”, Hailey Bieber tregoi se si është gjendja e Justin Bieber pasi ai njoftoi se ishte diagnostikuar me Sindroma Ramsay Hunt, që i shkaktoi paralizë të pjesshme të fytyrës.
Hailey tha se Bieber është më mirë dhe se kjo situatë i frikësoi.
“Ai po ecën shumë mirë, po përmirësohet çdo ditë. Ndihet shumë më mirë dhe padyshim ishte një situatë shumë e frikshme dhe e rastësishme që ndodhi, por unë jam mirënjohëse që ai është mirë”, tha Hailey.
“Mbështetja ka qenë vërtet e mahnitshme vetëm nga fansat, miqtë, familja”, shtoi ajo.