Ruzgar i tregon Hakanit se restoranti i tij po falimenton. Hakan i kërkon Jamurit të shkojnë së bashku në restoranti e Ruzgarit. Selen kthehet nga jashtë në shtëpinë e Aksojëve. Ajo bëhet xheloze kur mëson se Emre është dashuruar. Selen është rritur në vilën e Aksojëve por nuk ka lidhje gjaku me ta. Jamur dërgon Emren në restorantin ku punon vëllai i ish-të dashurës së tij. Ish-e dashura e Emres ka kaluar në depresion pasi është ndarë me Emren. Mete zihet me Emren po ai nuk kundërpërgjigjet. Shahika i tregon të shoqit se Jamur është dashnorja e Ahmetit. Emre ka bërë aksident me makinë ndërsa ka qenë i dehur dhe nga ky aksident Serp ka mbetur e paralizuar. Ai i tregon gjithë historinë e tij Jamurit. Barish sillet keq me Xhansun. Shahika ka dërguar dikë për të përgjuar Emren dhe Jamurin. Shahika nuk e ka pranuar kurrë Serpin si të dashurën e Emresë dhe nuk e ka lejuar të takohet me të pas aksidentit. Ajo nxehet kur mëson se Jamur ka dërguar Emren në lokalin e Serpit. Hakan ndihmon Barëshin të marrë hak ndaj djalit që e ka rrahur. Hajtun tradhëton sërish Shahikan me Lejlan. Shahika nuk ka hequr dorë nga Adili edhe pasi ai është arrestuar. Hajtun dhe Sadret dalin para shtypit për të treguar se ortakëria e tyre vazhdon. Jamur i dërgon mesazhe Sadretit dhe e detyron të ndahet nga ortakëria. Jamur i ka dërguar para dashnores së Sadretit për të mbajtur fëmijën. Barish i kërkon falje Xhemresë që ka dyshuar tek ajo. Hajtun mendon se hakmarrjen ndaj Sadriut e ka marrë Shahika.
Hakan i tregon Jamurit se Ruzgar planifikon të largohet nga vendi. Jamur gënjen Emren se do të shkojë në bankë por Selen e shikon në lokalin e Ruzgarit. Ruzgar i tregon Jamurit se është ende në pritje të Derinit. Shahika i premton Emres se do t’ japë para Serpit sapo ajo të shërohet. Shahika dhuron shumë para për jetimoret dhe është ajo që ka punësuar Ajshen si psikologe. Ajshe ka ushtruar dhunë psikologjike te Derin. Jamur bind Xhemren të shoqërojë Shahikën në mbledhjen e bamirësisë. Selin insiston të shkojë edhe ajo në takimin e Emres me Jamurin. Ahmet largohet nga shtëpia pasi nuk ka më besim tek Shahika. Selen provokon Jamurin për Ruzgarin dhe e bën Emren xheloz. Hakan flirton me Sedenin. Ajshe është edhe psikologe e Shahikës. Shahika njihet me Barëshin dhe nuk e pëlqen atë. Shahika ka adoptuar Selenin e cila ka qenë jetime/ revistawho.com