Shpesh kemi kujtime të mira, por herë të tjera kujtimet me shkollën nuk janë edhe aw pozitive. Kështu ka ndodhur me aktorin e njohur turk Caglar Ertugrul.
Ai është “kryqëzuar” nga fansat e tij pas një postimi në “Instagram”, ku thotë se ka blerë dhe shembur shkollën e fëmijërisë së tij.
Në postimin e tij, ai thotë se motivimi i tij ishte hakmarrja për “drurin që kishte ngrënë” nga mësuesit e tij në shkollë.
Ai ka postuar një foto në Instagram brenda rrënojave, ku shprehet se është hakmarrë për shkollën që e ka traumatizuar mendërisht dhe fizikisht në fëmijërinë e tij. Postimi ka marrë mijëra komente, ku shumë kritikuan veprimet e tij.








