Halle Berry po jep mesazhe të fuqishme për gratë. Pasi u shfaq në skenë në panelin e Festivalit të Krijimtarisë në Cannes Lions, aktorja tha për Women’s Health këshillat që po e drejtojnë në jetë dhe që shpreson t’i ndajë me gratë e tjera.
“Unë jam plotësisht në feminilitetin tim. Më në fund e kuptoj se ajo që kam për të thënë është e vlefshme, edhe nëse askush tjetër nuk është dakord”, tha ajo.
“U them grave: zotëroni kudo që të jeni.”
“Nëse jeni në mesin e të tridhjetave, mos u zhytni në idenë se duhet të keni fëmijë deri në një moshë të caktuar”.
“Ti vendos. Dhe nëse dëshiron të kesh fëmijë, nuk duhet të përkufizohesh nga ato ideologjitë e vjetra se kjo është ajo që duhet të bëjnë gratë”, tha Berry, e cila është nëna e djalit Maceo, 9 vjeç dhe vajzës Nahla, 15.
“Bëje vetëm nëse dëshiron, sepse heq dorë nga jeta jote personale për të rritur ato jetë të tjera,” vuri në dukje ajo. “Dhe ndoshta nuk je një grua që dëshiron ta bëjë këtë. S’ka vend për gjykim”.








