Pothuajse një vit më parë, Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Në jetë erdhi Hana, pamjen e të cilës dyshja nuk kanë hezituar ta ndajnë me të gjithë. Duket se tashmë Hana është ‘rritur’ dhe ka filluar të hedhë hapat e parë. Me siguri ky duhet të jetë një nga momentet më emocionuese për Loredanën e po ashtu për Mozzik, edhe pse ai nuk shfaqet në video. Hana mbush 1-vjeç me 18 dhjetor dhe Mozzik ka treguar se po e pret me pa durim ditëlindjen e parë të vogëlushes së tij.
https://www.youtube.com/watch?v=p4Cthq1nsgk&feature=youtu.be