Ndarja e një prej çifteve më të komentuara turke Hande Erçel dhe Kerem Bursin ka qenë në vëmendje të mediave për një kohë të gjatë. Vetë dyshja e aktorëve ka preferuar të mos flasë për lajmet e ndarjes, por veprimet e tyre e kanë konfirmuar tashmë. Pak ditë më parë ata fshinë nga rrjetet sociale fotot ku shfaqeshin së bashku ndërsa sot Hande ka bërë dhe veprimin e fundit që askush s’e priste. Aktorja e ka hequr Keremin nga Instagrami duke treguar kështu publikisht se ata nuk janë më bashkë. Sigurisht që një veprim i tillë ka mërzitur fansat e çiftit, shumë prej të cilëve kishin shpresa për një rikthim.