Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Jennifer Lopez është e vendosur: Nuk martohem më! 17/07/2025
“Ishte shpirt i bukur”, Stine zbulon për herë të parë kujt i dedikohej kënga “Ishe ti” 16/07/2025
Marina na prezanton për herë të parë me portretin e Marget 16/07/2025
Luftë e hapur në showbiz: Nicki Minaj turpëron publikisht SZA-n 16/07/2025
Ç’po ndodh mes Loredanës dhe Don Xhonit? Fotoja që i vuri flakën rrjetit  16/07/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Lajme

Hapet konkursi “Moda në kërkim të teknologjisë”

05/07/2017
in Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Hapet konkursi “Moda në kërkim të teknologjisë”

“Fustane të ndriçuar me led, këmisha me kufjet të qëndisura mbi jaka, pallto me smartphone në vend të xhepave!!! Nuk ështe çmenduri, modë dhe teknokogji ju pret edhe ju nëse keni talent”





Në përpjekje të vazhdueshme për të nxitur shkrirjen e teknologjisë me botën e modës, Deutsche Telekom hap edicionin e dytë të konkursit Telekom Fashion Fusion. Në konkursin e këtij viti, përveç tematikës kryesore, Deutsche Telekom ka vendosur që së bashku me kompaninë ajrore Lufthansa, të ofrojë një sfidë të re ekskluzive.

Qëllimi i konkursit Fashion Fusion është që të nxisë krijimin e veshjeve që janë të përshtatshme, funksionale, të qëndrueshme dhe mbi të gjitha inteligjente. Duke i qëndruar besnik sloganit të këtij viti, “Teknologjia shndërrohet në Modë”, integrimi perfekt i teknologjisë dhe nevoja për t’i kushtuar vëmendje marketimit të një produkti, nga konceptimi fillestar e deri tek hedhja e tij në treg, janë elementë që do të luajnë një rol kyç në përzgjedhjen e tre fituesve të konkursit.


“Dixhitalizimi dhe telekomunikacioni po revolucionojnë industrinë e modës. Teknologjia moderne po ndryshon mënyrën se si njerëzit i përdorin, i veshin apo i blejnë rrobat e tyre, si edhe mënyrën se si marketohen veshjet e modës. Dhe ajo çka e bën të mundur këtë gjë janë teknologji të tilla si Interneti i Gjërave në brez të ngushtë (narrowband IoT)”, shprehet Claudia Nemat, anëtare e Bordit Drejtues të Deutsche Telekom për Teknologjinë dhe Inovacionin.
“Po pres me padurim të shoh përzgjedhjet e këtij viti për zgjidhjet inovatore që do të na pasurojnë jetën tonë të përditshme. Dhe këtë vit po bashkëpunojmë sërish me partnerë të fuqishëm. Kompania Lufthansa do të jetë partneri ynë ekskluziv me qëllim që konkursi Fashion Fusion të jetë i zbatueshëm nga ana praktike me qëllim përmirësimin e metejshëm të eksperiencës së klientit të kësaj linje ajrore nëpërmjet teknologjive dixhitale.”
Qëllimi i sfidës së parë të konkursit “Telekom Fashion Fusion & Lufthansa FlyingLab” është gjetja e inovacioneve që mund të jenë për përdorim praktik nga ana e ekuipazhit të kësaj linje ajrore dhe/apo pasagjerëve të saj. Inovacione të tilla mund të përfshijnë për shembull përdorimin e tekstileve inteligjente në uniformat e kompanisë Lufthansa, ose përdorimin e teknologjive optimizuese për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien gjatë fluturimeve të gjata, krijimin e shërbimeve inteligjente që ndihmojnë komunikimet në bord, ose zgjidhje që janë argëtuese dhe kreative.

“Moda në fluturim është si kripa në gatim”, thotë Dr. Torsten Wingenter, Drejtor për Inovacionet Dixhitale në Grupin Lufthansa.




“Ne në Lufthansa kemi një traditë 60 vjeçare në përdorimin e veshjeve të modës. Pra, krijimi i një uniforme që është inteligjente në kuptimin dixhital të fjalës është një zhvillim logjik brenda kësaj tradite, gjë e cila kombinohet në mënyrë perfekte me fushatën tonë të dixhitalizimit. Ne duam të eksplorojmë mënyra për t’i ardhur më mirë në ndihmë stafit tonë në përpjekjen për t’i ofruar një shërbim sa më të mirë pasagjerëve tanë në një botë të dixhitalizuar. Për ne është kënaqësi të marrim pjesë në këtë sfidë dhe të sjellim shumë ide inovatore në Lufthansa FlyingLab.”

Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në Sfidën Ekskluzive me Lufthansën duhet të aplikojë deri më 15 Gusht, 2017. Prototipet e para do të ekspozohen në Janar 2018 në Lufthansa FlyingLab gjatë fluturimit të veçantë për në Panairin e Pajisjeve Elektronike për Konsumatorët, i cili zhvillohet në Las Vegas. Nëpërmjet FlyingLab, Grupi Lufthansa ofron fluturime të veçanta për të marrë pjesë në evente të përzgjedhura ndërkombëtare, gjatë të cilave pasagjerët kanë mundësinë të shikojnë dhe testojnë produkte dhe shërbime të reja teksa fluturojnë mes reve.

Telekom hap edicionin e dytë të konkursit Fashion Fusion

Pas përfundimit të Sfidës Ekskluzive për Lufthansan, Telekom do të vazhdojë gjithashtu me konkursin e përgjithshëm Telekom Fashion Fusion. Persona kreativë nga e gjithë Europa mund t’i paraqesin idetë e tyre për shkrirjen e teknologjisë së lartë me modën nga data 5 Korrik deri më 31 Tetor, 2017.

Vlerësuesit janë në kërkim të ideve kreative në tre gategori:

Pajisje të Lidhura & Aksesorë Inteligjentë
Moda e Lartë & Pasarelat
Zgjidhje Biznesi & Shërbime Inteligjente

Ashtu si edhe vitin e kaluar, një juri me ekspertë do të zgjedhë 10 ekipe finaliste, të cilët do të trajnohen dhe mbështeten për zhvillimin e projekteve të tyre përgjatë një sërë kursesh të ofruara nga ekspertë të industrisë dhe fushës së modës nga muaji Janar deri në Maj 2018.

Konkursi Telekom Fashion Fusion mbështetet edhe nga kompani si Adidas, Lufthansa dhe WIRED Gjermani, si edhe nga organizata Premium e panaireve të modës.

Të gjitha kushtet dhe afatet e konkursit, së bashku me formularin paraprak të regjistrimit dhe një përmbledhje e edicionit të kaluar, mund t’i gjeni në faqen e internetit të Fashion Fusion: fashionfusion.telekom.com

Tags: Modeteknologjitelekom
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!
Lajme

Të rinjtë në Ballkan bashkojnë forcat kundër ekstremizmit të dhunshëm!

30/06/2025
Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!
Lajme

Itali/ Nëse kontrollon telefonin e partnerit, rrezikon 10 vjet burg!

06/06/2025
“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham  “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!
Lajme

“E bëri të qajë…”/ Si Victoria Beckham “shkatërroi” dasmën e djalit me një fjali të vetme!

30/05/2025
Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!
Lajme

Isida Mollaymeri bëhet nënë për herë të parê – zbulon emrin e veçantë të bebes!

28/05/2025
Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!
Lajme

Nga dhimbja në vizion: Sara Hoxha rrëfen çfarë fshihet pas “Big Brother”!

20/05/2025
Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”
Lajme

Këto janë shtetet që mbështetën Shqipërinë në Eurovision me “Zjerm”

20/05/2025
Next Post
SI TA QUAJ KETE DASHURI/ Kushi dhe Arnavi kapin “mat” bashkë Akashin dhe Pajalin, ja ç’do të ndodhë nesër

SI TA QUAJ KETE DASHURI/ Kushi dhe Arnavi kapin “mat” bashkë Akashin dhe Pajalin, ja ç’do të ndodhë nesër







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera