Pak muaj pasi u nda nga jeta ka dalë në dritë testamenti i Matthew Perry-t.
Ka qenë Page Six që ka arritur të sigurojë dokumentin ku zbulohet se testamenti i hartuar në 2019-ën dhe i pandryshuar do të ekzekutohet nga Lisa Ferguson dhe Robin Ruzan.
Sipas tij, një pjesë e pasurisë së Perry-t do t’i shkojë prindërve të tij John dhe Suzanne Morrison, një pjesë dhe motrës së tij Caitlin Morrison. Matthew ka vendosur të mos lërë pa gjë edhe ish-partneren Rachel Dunn me të cilën ai doli nga 2003 deri në 2005.
Paratë që do merren nga paraqitjet e tij televizive dhe filmike do të mblidhen nga prindërit e tij, bashkë me të drejtat nga autobiografia e tij që i vazhdon shitjet dhe sot. Pjesa që është diskutuar më shumë është ajo që aktori nuk ka dashur të lërë asgjë për pasardhësit e tij, nëse do të kishtw të tillë. Ai nuk u bë baba kurrë, megjithatë sipas mediave, dyshonte gjithmonë se mund të dilnin persona që do donin të përfitonin.








