Ndonëse raporti i Meghan Markle dhe Princ Harry-t me vëllain e tij, Princ William ka qenë përherë shumë e komplikuar, duket se para se të gjitha dramat e shtëpisë mbretërore të bënin xhiron e botës, kanë pasur edhe momente nga ato më të lumturat.
Madje ‘HarperBazaaar’ ka treguar se cila ka qenë një nga dhuratat e para që Meghan i ka bërë për ditëlindje kunatit të saj, Princ William.
Dukesha i ka dhuruar vëllait të Harry-t për ditëlindje një lugë të personalizuar, në të cilën shkruhej: “Vrasësi i drithërave”, duke nënkuptuar faktin se duka i Cambridge e adhuronte këtë ushqim.
Ne nuk e dimë se çfarë dhuratash mund t’i bëjë sot Meghan kunatit të saj që ndodhet larg pallatit Kensington, megjithatë kjo zgjedhje e mëparshme e saj, duhet të jetë ndër më të veçantat./revistawho.com








