Më në fund “The Simpsons” ka gabuar në parashikimin e tij për të ardhmen. Arsyeja është humbja e Kamala Harris, e cila nuk ia doli në përpjekjen për t’u bërë presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Seriali i njohur ka krijuar prej kohësh një reputacion për parashikimin e ngjarjeve të mëdha, si ngjitja e Donald Trump në pushtet, orët inteligjente, skandalet e korrupsionit në FIFA, madje edhe sensacionin e Hawk Tuah.
Muajin e kaluar, në rrjetet sociale u përfol për një episod të transmetuar më 19 mars 2000, i titulluar “Bart to the Future”, i cili thuhej se parashikonte fitoren e Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Të gjithë e dimë se “The Simpsons” kanë këtë aftësi të çuditshme për të parashikuar të ardhmen. Në një episod, Lisa bëhet presidente dhe mban një kostum vjollcë dhe perla, të ngjashme me veshjen e Kamala Harris gjatë inaugurimit të saj si zëvendëspresidente. Rastësi? “MENDOJ JO,” komentoi dikush.